E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq probleme ne Vlore

VLORE- Furtuna e sotme ne Vlore ka sjelle deri pamje te pazakonta. Nje automjet eshte demtuar nga renia e nje prej tabelave ne rrugen kryesore ndersa shume tabela te tjera jane demtuar jane thyer peme xhama si dhe kane mbetur pa energji shume nga zona te qytetit.

Deshmitare okulare pohojne se reth ores 1230 min nga era e forte nje tabele reklamash eshte shkeputur nga tarraca e qendres tregtare Riviera dhe me pas ka rene mbi automjetin tip opel me targat VL 1975 D i cili ishte duke ecur ne rrugen kryesore Vlore-Skele.

Ne momentin e renies se tabeles ne automjet ishin dy persona te cilet fatmirsisht nuk kane pesuar demtime pervec disa gervishtje te lehta. Mrekullisht i ka shpetuar pjeses metalike e cila ka rene ne mjet pasagjeri pasi ajo ka rene ne drejtim te tij. Policia ka mbritur ne vendin e ngjarjes per te zhbllokuar trafikun i cili per minuta te tera ka qene i bllokuar. Specialiste te kapitenerise se portit pohojne se kushtet e motit kane qene shume te keqija. Era eshte me drejtim juglindjen me nje shpejtesi prej afro 19 m/s cka ka paralizuar edhe punen ne port. Tragetet e linjes kane mbetur ne rade ne pritje te hyrjes per ne kalate por aktualisht eshte e pamundur. Specialistet flasin per permiresim te kushteve te motit ne vijimesi por gjithsesi veprimet ne port me mjetet lundruese jane te mbyllura. Ato jane te strehuara ne rad deri ne nje urdher te dyte te kapitenerise.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›