Bie zjarr ne Kalimash per 30 min cdo gje i kthehet normalitetit

Pas nje defekti teknik qe ka shkaktuar zjarr si pasoje e djegies se nje baterie eshte bllokuar per me pak se 30 minuta tuneli jugor i Thirres segment i autostrades Rreshen-Kalimash. Punonjesit e ketij tuneli ne kohe rekord kane arritur qe te fikin zjarrin dhe pasi jane evakuuar gazrat ne tunel kane bere edhe verifikimin e sistemit te sigurise ne kete hapesire te tunelit. Ka qene ora 1145 min kur ne njeren nga dhomat teknike te Galerise Jugore te tunelit te Thirres ku jane te instaluara transformatoret dhe sistemet back-up te energjise ka ndodhur nje avari teknike e cila ka shkaktuar zjarr pasi ishte djegur edhe nje bateri. Ne funksion te respektimit te te gjitha procedurave te sigurise ne tunel punonjesit e tunelit ne bashkepunim me forcat e zjarrfikesve kane bllokuar qarkullimin ne Galerine Jugore per rreth 30 minuta. Pas punes mjaft te mire te bere nga operatoret e tunelit ne oren 1215 min cdo gje i eshte kthyer ne normalitet dhe trafiku ka vijuar normalisht.