Bllokohen 27 automjete tek "Selman Stermasi"
Tirane-Nje aksion i papritur eshte zhvilluar paraditen e djeshme nga strukturat e Policise se Shtetit dhe ato Tatimore, tek tregu i automjeteve prane stadiumit "Selman Stermasi" ne kryeqytet. Per rreth 4 ore eshte bllokuar i gjithe territori, ku ndodheshin te parkuara makinat per shitje. Sipas policise qellimi i ketij aksioni ishte goditja e veprimtarise kriminale, grupeve trafikante, apo vjedheseve te automjeteve. Policia ka arritur te bllokoje 27 automjete, te cilat pasi u verifikuan rezultuan se ishin me mungese ne dokumetacion. Ato u derguan me pas ne piken e bllokimit. Shefi i policise rrugore Shkelqim Doda, u shpreh se ky aksion do te vazhdoje edhe ne ditet ne vijim ne pika te tjera te kryeqytetit.
Misteri
Gjendet i mbytur ne kanal i zhdukuri
Kavaje-Gjendet i mbytur pas nje jave qe ishte deklaruar i zhdukur, nje 29-vjecar nga fshati Lekaj ne Kavaje. I riu Ismail Haka, ishte larguar nga banesa pa lene adrese. Pas nje jave kerkimesh ai u gjet dje i mbytur ne nje kanal kullues, ne fshatin ku ai banonte. Familjaret kishin denoncuar nje jave me pare largimin e tij nga shtepia. Sipas tyre, 29-vjecari vuante nga semundje mendore. Trupi i te riut eshte gjetur nga kalimtare te rastit. Me pas policia, e cila eshte vene ne dijeni per ngjarjen, ka bere te mundur edhe nxjerrjen e trupit. Pasi jane marre ne pyetje banoret e zones, eshte bere i mundur edhe identifikimi i tij. Nuk dihen ende shkaqet e verteta te mbytjes se te riut. Dyshohet se i riu mund te jete viktime e ndonje aksidenti te mundshem.