E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr pas pijes, vritet 37-vjecari

Tirane-Grindja mes disa te rinjve, ka perfunduar me vrasjen e nje 37-vjecari. Ngjarja ka nisur gjate nates ne nje lokal prane Shkozes. Viktima se bashku me dy te rinjte, Fatjon Leka dhe Altin Koldashi, mesohet se kane qene duke pire ne lokal deri oret e para te mengjesit te djeshem. Nen efektin e alkoolit te konsumuar, te rinjte kane nisur te zihen per motive banale. Ata kane shkembyer mes tyre fjale ofenduese dhe me pas fjalet jane shoqeruar nga grushtet. Sipas policise, 18-vjecari Fatjon Leka dyshohet se e ka goditur me sende te forta ne koke viktimen dhe e ka lene ate pa ndjenja. Me pas eshte larguar nga vendngjarja se bashku me shokun e tij Altin Koldashi. Plaget e renda dhe hemorragjia e madhe, i kane shkaktuar vdekjen brenda pak minutash 37-vjecarit Elezaj, banues ne Shkoze. Policia ka konstatuar se pasi eshte lajmeruar per ngjarjen, viktima Elezaj eshte gjetur i vdekur rreth ores 07:00 te mengjesit. Ne vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor dhe ka nisur punen per zbardhjen e ngjarjes, si dhe kapjen e autoreve. Policia ka marre ne pyetje punonjesit e lokalit dhe persona te tjere deshmitare te ngjarjes. Nga hetimet e kryera, rezultoi se viktima fillimisht ka debatuar me 18-vjecarin Fatjon Leka, te dy ne gjendje te dehur dhe me pas, ky i fundit e ka goditur me sende te forta. Autori i dyshuar, eshte kapur disa ore pas ngjarjes ne rrugen "Aleksander Moisiu" ne afersi te "Freskut". Ndaj tij do te rendoje akuza e "vrasjes me dashje". Ai eshte marre ne pyetje disa ore pas ngjarjes, per shkak te gjendjes se dehur. Policia ka arrestuar njekohesisht edhe Altin Koldashin 25 vjec, i cili dyshohet se ka ndihmuar autorin e krimit ne kete vrasje. Pas nje kontrolli te ushtruar ne banesen e tij, u gjet dhe sekuestrua ne cilesine e proves materiale, nje automatik model 56. Sipas policise behet e ditur se per kete ngjarje do te procedohet ne gjendje te lire, 34-vjecari Refik Kurti, me akuzen e moskallezimit te krimit. Ky person rezulton se ka pare gjithe skenen e ngjarjes dhe nuk ka dhene shpjegime per policine.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›