E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohen masterat, dekania: Presim përgjigje nga ministrja e re

Dibra: Nuk u miratuan nga senati i UT. Ministri Tafaj, asnjë përgjigje

studimet masterEdhe pse u propozuan për herë të parë këtë vit akademik, masterat e fakultetit të Gjuhëve të Huaja pjesë e Universitetit të Tiranës rrezikojnë të mos hapen. Deklarata është bërë nga dekania e këtij fakulteti Klodeta Dibra e cila thotë se kurrikulat e reja që ishin përgatitur për këtë vit, si për masterat profesionalë dhe ata shkencorë nuk janë miratuar nga Senati i Universitetit të Tiranës, e ndërkaq edhe ish-ministri i Arsimit Myqerem Tafaj, nuk ka marrë në shqyrtim asnjë kërkesë të dërguar nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja. Nga kjo situatë masterat e fakultetit janë bllokuar. “Fakultete të ndryshme janë prononcuar me shkresa dhe këshilla fakultetesh të ndryshme duke shkelur kompetencat e tyre janë prononcuar dhe kanë gjykuar vendimet e këshillit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja e cila është antiligjore, nuk është aspak akademike nuk është aspak miqësore dhe nuk është aspak bashkëpunuese dhe sot që flasim unë e kam dërguar këtë dokumentacion që në muajin qershor në Ministrinë e Arsimit. I kam dërguar ish-ministrit të Tafaj dy shkresa dhe nuk më ka kthyer përgjigje dhe për të gjithë Fakultetin kishim planifikuar 18-të mastera pasi si fakultet kishin 8-të Mastera Shkencor,” tha dje në media Klodeta Dibra, dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Ndërkohë dekania Dibra thotë se këto ditë do të mblidhet këshilli i fakultetit për të vendosur se çfarë do të bëhet me këtë cikël studimesh, ndërkohë që shumë shpejt do të kërkojë një takim me ministren e re të Arsimit Lindita Nikolla, e cila mund t’i japë zgjidhje këtij ngërçi. Pak ditë më parë qeveria miratoi kuotat e studimit për Master Shkencor dhe Profesional, përfshirë këtu edhe studimet part-time për këtë cikël studimesh. Konkretisht për këtë vit akademik janë miratuar 8 mijë e 802 kuota për studimet e ciklit të dytë, Master i Shkencave; 10 mijë e 170 kuota për studimet e ciklit të dytë Master Profesional; si dhe 4 mijë e 220 kuota për studimet Master Profesional me kohë të pjesshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›