E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre furgonë me pasagjerë bllokohen në Kukës

Kukës- Me dhjetëra udhëtarë kanë mbetur në mes të rrugës në aksin Bushtricë-Kukës. Era e madhe që ka nisur të fryj në orët e pasdites ka krijuar grumbuj bore përgjatë këtij segmenti dhe duke e bërë atë të pakalueshëm.

Situata është mjaft kritike tani që ka rënë nata. Sekretari i Prefekturës së Kukësit, Rexhep Cena tha për Shekullin se “do të dërgohet një traktor për të hapur rrugën në vendin e quajtur Varrezat e Gjanajve, ku gjendet të bllokuar tre furgonë me pasagjerë”.

Në këtë zonë të thellë malore trashësia e dëborës ka arritur në 80 centimetra. Gjendja nuk është aspak drejt normalizimit, pasi kushtet atmosferike janë sërish të ftohta me reshje dëbore dhe erë të fortë. Për të tepër masat që janë marrë për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të zonave të thella nuk janë të mjaftueshme. Mjetet borëpastruese duhet të qendrojnë në gadishmëri pasi rrugët bllokohen herëpashere.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›