E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti në TEMA, policia: Asnjë në redaksi

Policia që rrethoi sot në mbrëmje redaksinë e gazetës Tema duke kërkuar daljen nga godina të gazetarëve, ka bërë paralajmërimin e fundit: Nesër në mëngjes, asnjë nuk do lejohet të hyjë në godinëBotuesi Mero Baze tha në një prononcim për Shekullin se që prej orës 19.00, redaksia është rrethuar me policë, të cilët kanë penguar gazetarët të hyjnë në ambientet e punës.

Sipas tij, gazetarët kanë arritur të hyjnë në redaksi, por po punojnë nën presion, pasi tek dera qendrojnë uniformat blu që herë pas here bëjnë thirrje të mbyllin redaksinë.

"Ne po përpiqemi të vazhdojnë punën dhe gazeta Tema të dalë nesër në treg", tha ai, duke shtuar se "kreu i qeverisë nuk e do egzistencën e kësaj gazete dhe ka bërë dhe po bën të gjitha përpjekjet për mbylljen e saj".

Aktualisht policia e shtetit po tenton të mbyllë redaksinë, me arsyetimin se ajo gjendet në një zonë të rëndësisë së veçantë. Ambientet e redaksisë gjenden tek ish-Tipografia Ushtarake në Porcelan në periferi të Tiranës.  

I pyetur për hapat që do të ndërmarrë, Baze tha se “gazeta Tema e ka fituar gjyqin me shtetin për këto ambiente dhe në bazë të këtij vendimi gjykate do të padisë nesër Ministrinë e Ekonomisë si dhe Policinë e Shtetit për veprime arbitrare".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›