Deshtojne negociatat PD-PS per kompromisin
Deshtojne negociatat PD-PS per kompromisin. Kompromisi për ngritjen e komisionit hetimor.Lajmi bëhet i ditur nga burime per “Ora News”.
Ekspertët ligjorë të ngarkuar për arritjen e kompromisit, Fatmir Xhafaj dhe Damian Gjiknuri nga Partia Socialiste dhe Ilir Rusmali së bashku me Viktor Gumin të zgjedhur nga Partia Demokratike, kanë ngecur në të njëjtën pikë, si duhet të procedohet me kutitë e materialeve zgjedhore.
Gjate seances se dites se enjte dhe negociatave qe u zhvilluan ne ambjentet e parlamentit, maxhoranca dhe opozita rane dakord qe PS te kete kryetarin e komisionit, te kete shumicen ne vendimarrje si dhe te mund te hetoje materialet zgjedhore; pika per te cilen nuk rane dakord ishte kerkesa e maxhorances per te shtuar nje pike te 4, qe hetimi te zhvillohet brenda kushtetutes dhe kuadrit ligjor.