E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohet 214 kg droge dy ne pranga

Burime nga policia kane njoftuar se dyshohet se hashashi ishte marre ne Lazarat dhe synonte tregun e brendshem


Te arrestuarit Neuland Mici dhe Ylli ako ishin denuar me pare nga drejtesia per vepra penale


214 kg droge jane bllokuar ne hyrje te qytetit te Durresit ndersa ne pranga kane perfunduar dy vete.


Nga te dhenat paraprake dyshohet se droga ishte marre ne Lazarat dhe synonte tregun e brendshem ne qytetet e Durresit dhe Tiranes.


Policia ka njoftuar se rreth ores 0630 te mengjesit te djeshem ka ndaluar dy mjete pas kontrollit te te cilave ka rezultuar se ne mjetin tip fuoristrade ndodhej nje sasi e madhe droge. Si pasoje eshte bere arrestimi ne flagrance i shtetasve nga Tepelena Neuland Mici dhe Ylli ako te dy te denuar me pare.


Te arrestuarit ishin te dy ne drejtim te automjeteve tip Benz dhe tip Fuoristrade. Mesohet se automjeti i dyte ishte shoqerues i te parit. Policia deklaroi se ndalimi i mjeteve ishte nje kontroll rutine por perzgjedhja per ndalim e ketyre dy mjeteve ka hedhur dyshimet se kishte nje informacion te meparshem se do te kishte transport te nje sasie te madhe narkotike ose se mjetet kane qene nen vezhgim deri ne momentin qe eshte bere ndalimi i tyre.


Pas zbulimit te droges se paketuar jane prangosur dy drejtuesit e mjeteve te dyshuar si korriere te droges. Mesohet se automjetet e sekuestruara nuk ishin ne pronesi te tyre cka ka cuar ne dyshimet se nuk ishin ata organizatoret por thjesht kishin marre persiper kryerjen e transportit.


Zedhenesja e policise se Durresit tha se sasia e droges se kapur ishte 214 kilograme. Ajo u shpreh se ndalimi i dy personave u be ne vendin e quajtur Plepa nderkohe qe drejtonin dy automjete me targa te huaja. Sasia e droges e dyshuar si kanabis sativa ndodhej ne automjetin tip fuoristrade dhe ishte e ndare ne 200 pako.


Droga e kapur dyshohet se kishte si destinacion tregun e brendshem dhe pikerisht qytetet Tirane dhe Durres. Nga ana e policise u be e ditur se po kerkohen bashkepunetoret e te arrestuarve qe dyshohet te jene edhe organizatoret e ketij trafiku. Gjithashtu dyshimet jane se droga vinte nga Lazarati i cili me gjithe deklaratat e policise se nuk po prodhon me hashash vijon te kape rekorde ne tregun e kesaj droge.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›