E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkon ne kater numri i te arrestuarve

Grabitja e bankes greke ne Durres ne kerkim bashkepunetoret brenda institucionit


Ka perfunduar ne pranga i katerti i grabitjes se bankes greke ne qytetin e Durresit shtetasi Gentjan Taipi. Arrestimi i tij u be ne qytetin e Vlores aty ku u arrestua edhe personi i trete nderkohe qe policia lajmeroi se atij iu gjeten dhe sekuestruan 12 000 euro 4 000 dollare si dhe 200 000 leke. Burimet zyrtare u shprehen se personi i katert i arrestuar ishte ai qe mikpriti Admirim Elezin i ndaluar nga policia e Vlores dy dite me pare.


Gentjan Taipi 36 vjec ishte banor i qytetit te Vlores. Ndaj tij eshte ngritur akuza e perkrahjes se autorit te krimit pasi dyshohet se ishte personi qe pas ngjarjes ka ndihmuar shtetasin Admirim Elezi duke e strehuar ne banesen e tij. Para oficereve te policise gjyqesore Taipi ka pohuar se ai nuk ka pasur dijeni per grabitjen e bankes. Nje deklarate e tille nuk eshte marre parasysh nga policia.


Sipas policise Taipi ishte mik i ngushte me njerin prej te arrestuarve e pikerisht Dasho Jaupllarin i cili kishte qene i denuar ne Greqi per vjedhje dhe bashke me Elezin kishin ndenjur ne te njejtin vend te vuajtjes se denimit.


Policia e Vlores pasi ka arrestuar edhe Taipin ka deklaruar se eshte bere i mundur plotesimi i te gjitha parave te grabitura ne banke qe arrijne nje vlere te pergjithshme prej 35 000 eurosh. Nga ana e policise njoftohet se po hetohet ne drejtim te nje bashkepunimi te mundshem me ndonje person te brendshem ne banke qe ka ndihmuar me informacion mbi sasine e parave qe ndodheshin ne banke.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›