E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet Ferrari zbulohet ne Vlore makina e vjedhur ne San-Marino

Një automjet luksoz i tipit Ferrari është bllokuar nga policia e kufirit në Vlorë.

Automjeti figuronte në pronësi të një shtetasi shqiptar, me iniciale D.V, i cili e kishte blerë atë në shtetin Italian.

Makina luksoze vit prodhimi 2001, i është nënshtruar kontrolleve të imtësishme nga ana e policisë kufitare në pikën e kalimit të portit të Vlorës, e nga verifikimi nëpërmjet sistemit TIMS, rezultoi se automjeti figuronte i vjedhur në vitin 2009, në San Marino.

Pas këtij kontrolli dhe verifikimi policia e kufirit bllokoi automjetin e vjedhur, si dhe ndaloi për verifikim edhe drejtuesin e tij, dokumentacionet e të cilit ishin të rregullta, si ato personale edhe të mjetit.

Ka qenë verifikimi në shasi dhe element të tjerë që zbuluan se Ferrari i ardhur në portin e Vlorës ishte i vjedhur.

Sistemi TIMS ka ndihmuar efektivët e kufirit në evidentimin e shumë automjeteve luksoze të vjedhura, ndërsa në pikën kufitare të portit kontrollet janë të imtësishme për të evituar të gjitha kalimet e paligjshme të mjeteve.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›