E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet Mimoza

Kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj e ka ndaluar ministren e Tregtisë Mimoza Kusarin që të bëjë hapjen e ceremonisë së një projekti në Gjakovë.

Kjo me arsyetimin se nuk ishte ftuar në forumin e këtij projekti.

Ai ishte i ftuar në ceremoninë e fillimin e punimeve të Qendrës Inovative në Gjakovë, të financuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në vlerë prej 200,000 euro por sipas MTI-së, kjo nuk i ka mjaftuar ndaj e ka ndalur.

“Këtu nuk ka hapësirë për politikë dhe nuk ka hapësirë që ne të shtyhemi nga një e kaluar dhe sot të vuajnë të rinjtë e Gjakovës. Është hera e parë që si zëvendëskryeministre pata një eksperiencë të tillë dhe jam e sigurt se sikur të shkoja në njërën nga 36 komuna do ta mirëpritnin këtë projekt”, theksoi Kusari.

Kryetari i Komunës së Gjakovës fillimisht ndaloi mbajtjen e forumit të planifikuar në Bibliotekën e Qytetit dhe më pas, në kundërshtim me memorandumin e bashkëpunimit e nënshkruar nga vetë ai, u vendosën shiritat e kuq në vendin ku është planifikuar ndërtimi i Qendrës Inovative, pankartat u larguan nga muri, ndërsa punëtorët u ndaluan të vazhdojnë punimet me arsyetimin se kanë urdhër nga Komuna për të mos lejuar ndërtimin e kësaj qendre.

Arsyetimi i ndalimit të punëtorëve nga komuna ishte se nuk kanë leje, mirëpo bazuar në nenin 3, pika 2 të Memorandumit të Bashkëpunimit thuhet: “Komuna e Gjakovës zotohet se do të bëjë sigurimin e papenguar të punimeve (nga kushdo qoftë) gjatë fazës së ndërtimit dhe objekteve në Qendrën Inovacionit”.

Mimoza Kusari dhe Pal Lekaj kanë garuar bashkë për kryesimin e Gjakovës. Garën e kishte fituar Lekaj dhe tash është kryetar i Gjakovës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›