Kërcënon Lavrov

Kjo deklaratë e Lavrov erdhi menjëherë pasi që Senati i ShBA votoi për vendosjen e sanksioneve për zyrtarët rusë të implikuar në vdekjen e avokatit rus kundër korrupsionit, Sergei Magnitsky, dhe për shkelësit e tjerë të të drejtave të njeriut në Rusi.
Masa a miratuar në Senat është pjesë e një legjislacioni më të gjerë për tërheqjen e kufizimeve tregtare me Rusinë, të cilat ishin miratuar që nga periudha e Luftës së Ftohtë, dhe për hapjen e rrugë të marrëdhënieve të përhershme dhe normale tregtare me Rusinë.
Mirëpo, Moska zyrtare i ka kundërshtuar masat që lidhen me të drejtat e njeriut, duke kërcënuar me veprime hakmarrëse.
Sipas mediave ruse, Lavror theksoi se, gjatë takimit të së enjtes në Dublin të Irlandës për këto çështje e ka informuar edhe sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.
Votimin në Senatin amerikan, Ministria e Jashtme e Rusisë e ka vlerësuar si një “shfaqje të teatrit absurd”.