E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohet aksi Përmet–Çarçovë, qarkullimi i mjeteve është i pamundur

Aksi rrugor Leskovik-Përmet është bllokuar për arsye sigurie dhe qarkullimi është i pamundur.

Autoritetet njoftojnë se shkak është bërë dëmtimi i shtratit të rrugës për shkak të motit të keq, e cila do të vijojë të jetë e bllokuar deri në një njoftim të dytë.

Njoftim:

NJOFTIM I RËNDËSISHËM ❗️
Prefektura njofton qytetarët dhe përdoruesit e rrugës se, si pasojë e çarjes së karrexhatës nga reshjet e dendura të shiut në Qarkun Gjirokastër, aksi rrugor “Përmet–Çarçovë”, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Petranit”, është i bllokuar për qarkullimin e mjeteve.
Prefekti i Qarkut Korçë apelon për shmangien e lëvizjes në aksin Leskovik–Përmet, për shkak të këtij bllokimi, deri në një njoftim të dytë.
Prefekti i Qarkut Korçë do të vijojë të informojë në kohë reale për çdo zhvillim të mëtejshëm lidhur me situatën.
Ju faleminderit për mirëkuptimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›