Bllokohet gazeta Tema

Por kundershtimi i tyre dhe mberritja e menjehershme e mediave ka sprapsur aksionin e policise qe eshte larguar menjehere.
“Nuk kane lejuar gazetaret te hyjne ne redaksi. Kur kane filluar te bllokojne gazetaret nje pjese e tyre kishin hyre ne redaksi dhe ata filluan te bllokojne pjesen tjeter qe kishte mbetur jashte. Rreth ores 19 kemi pasur nje perplasje me policine, nje moment nervozizmi i krijuar nga qendrimet provokative te disa punonjsve te policise te cilet lejonin futjen e djemve dhe jo te femrave. Ishte nje skene e shemtuar nepermjet te ciles perpiqeshin te ngjallnin nervozizem dhe shkaktonin incidente”, tha Baze.
Duke e quajtur kete nje vendim me prapavije politike, ai sqaroi se gazeta “Tema” eshte aktualisht ne proces gjyqesor me Ministrine dhe ka fituar nje akt pezullimi te vendimit deri ne perfundimin e plote te procesit.
“Vendimi eshte totalisht ne shkelje te ligjit per shkak se ne daten 6 janar kemi pasur nje gjyq ne gjykaten e Tiranes. Kemi bere sgurimin e padise per prishjen e njeanshme te kontrates nga Ministria e Ekonomise dhe kemi fituar gjyqin. Gjykata e Tiranes ka urdheruar ne daten 6 janar qe asnje pale te mos ndermarre asnje veprim deri ne perfundim te procesit gjyqesor”, eshte shprehur Baze.
“Eshte nje akt totalisht i qarte politike”, shtoi ai.
Vendimi per nxjerren e gazetes “Tema” nga godina u morr pak kohe me pare nga qeveria e cila shpalli objekt te rendesise se vecante te gjithe territorin ku ndodhet firma e prodhimit te kartave te identitetit “Sagem”.
Brenda ketij territori operojne edhe shoqeri te tjera private te cilat ne te kundert te gazetes “Tema” nuk kane nje urdher per te dale nga godinat e tyre.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code