Elbasan: Tym në repartin ushtarak, banorët në panik
ELBASAN- Banorët e lagjes periferike të Kodër Krastes ne rrethin e Elbasanit, për rreth 30 minuta janë pushtuar nga paniku teksa kanë parë një tym gjigant të shoqeruar me një erë mbytëse që po mbulonte një pjesë të zonës së banuar .
Në afërsi të repartit ushtarak të mbrojtjes civile në Krastë, jo shumë larg qytetit të Elbasanit në rrethana të paqarta i është vënë zjarri një sasie të madhe tymuesësh tanku. Nga djegia e tyre në menyrë masive u krijuan edhe shtellungat e medha të tymit që mbuluan në pak caste një siperfaqe të madhe në periferine e qytetit. Ndërkohë që në lagjen e Krastës, ku ndodhet edhe reparti ushtarak banorët kanë kërkuar informacion për atë se cfarë po ndodhte në vendin ku ata banojne. Por kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët sepse askush nuk u ka dhene shpjegime.
Reagimi i vetëm nga ushtarakë të repartit, ka qenë ndërprerja e djegies së tymuesëve.
Kjo situate ka krijuar dhe probleme shëndetesore tek banoret për shkak te clirimit të gazrave me veti djegëse të tymueseve të tankeve .
(e.n /News24/ Balkanweb)