E Diel, 1 Nëntor 2026

Oketa: Aktualisht, 104 mije tone municione

Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa ka bere te ditur se aktualisht ne Shqiperi ekzistojne plot 104 mije tonelata municione qe duhen eleminuar.

Duke folur ne emisionin “Top Story” ne TCH, Oketa ka saktesuar se pjesa me e madhe e kesaj sasie konsiderohet e rrezikshme qe duhet eleminuar brenda vitit 2010.

“Nga viti 1992 kemi trasheguar 194 mije tone municione. Aktualisht jane 104 mije tone, nga te cilat 84 mije tonelata cilesohen si municione te teperta qe duhen neutralizuar. Brenda vitit 2010 kemi planifikuar eleminimin e municioneve me te rrezikshme”, ka deklaruar Oketa.

Me tej ministri ka dhene garancine e tij se prioritet i procesit te demontimit te municioneve te rrezikshme eshte siguria e punonjesve dhe jo avantazhet qe mund te nxirren nga tregtia e metaleve.

“Nuk synojme qe nga ky proces te bejme tregti. Natyrisht eshte nje pjese e ketij procesi, pasi skrapi per shembull nuk ka pse te hidhet, por elementi primar eshte siguria dhe garancia. Me pas cfare mund te perfitohet nga ato elemente, eshte nje e ardhur qe i vjen ne ndihme ketij procesi”, ka shtuar Oketa.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›