Bllokohet hyrja në Fushë Kosovë

Kolona të gjata të automjeteve janë krijuar mesditën e sotme në Fushë Kosovës.
Automjetet lëvizin ngadalë më shumë vështirësi dhe shkak i krijimit të kolonave është ndërtimi i autostradës nga kompania “Bechtel-Enka”.
Qytetarët ndihen të revoltuar nga pritjet e gjata dhe i bëjnë thirrje kompanisë që të krijojë rrugë alternative deri në përfundimin e punimeve.
Ardit Krasniqit nga Drenasi i është dashur të pres shumë kohë derisa ka kaluar sot nga gjurulldia e krijuar në trafik.
“Kjo që po ndodhë në rrugët tona është e papranueshme. Shteti dhe kompania që po ndërton rrugë duhet të krijojnë rrugë alternative për të kaluar qytetarët”, thotë Krasniqi, për Indeksonline.
Kolonat janë të gjata me kilometra në të dy drejtimet, Prishtinë-Pejë dhe anasjelltas./Indeksonline/