Bllokohet kati shtese pa leje i Elton Fushes ne Tirane
Telashet nuk kanë të sosur për Elidon Fushën. U plagos nga vëllai i ustait që po i ndërtonte shtesën në pallatin në rrugën Fadil Bodinaku. Në atentatin e 9 shtatorit, mbeti e vrarë ekonomistja e lokalit Majlinda Hoxha.
Por, tashmë nuk mund ta gëzojë katin shtesë në pallatin, ku banonte.
Komisariati numër 2 ka sekuestruar shtesën e ndërtuar, ndërkohë që nuk ka asnjë reagim nga inspektoriati urbanistik ndërtimor.
Shtesa ishte objekti, për të cilin Fusha u qëllua me armë në lokalin e tij në zonën e ish bllokut.
Për ngjarjen, policia arrestoi nënoficerin e ushtrisë, Ndriçim Balla, I cili pranoi krimin duke deklaruar se ka dashur të ndëshkojë Fushën për shkak ishin 25 mijë lekët e reja të hakës së punës, të cilat nuk ia jepte vellait të tij usta ndërtimesh.
Brenda 4 ditëve në fundit policia e shtetit ka ndërhyrë në 6 raste në Tiranë për bllokimin e ndërtimeve pa leje dhe 3 në rrethet Fier, Lezhë dhe Sarandë.