Australi Tony Abbott betohet si kryeminister i vendit
Në Australi, Tony Abbott bëri betimin si kryeministër i ri i vendit, duke i dhënë kështu fund qeverisjes për 6 vjet nga Partia Laburiste.
Abbott, i cili fitoi zgjedhjet e 7 shtatorit ndaj rivalit të tij, ish-kryeministrit Kevin Rudd, e bëri betimin gjatë një ceremonie që u zhvillua në Kanberrë. 55-vjeçari Abbot, kryetar i koalicionit Liberal-Nacional tha përmes një deklarate se dita e tij e parë si kryeminstër nuk është thjesht ceremoniale, por një ditë veprimi dhe premtoi se do të fillojë menjëherë nga puna. Ai tha se përparësi e tij do të jetë fillimisht anulimi i taksës ndaj karbonit, një ndëshkim ndaj ndotësve më të mëdhenj të Australisë.