E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohet ndertimi i shkolles mbi varret e dhespoteve

Mitropolia e Shenjte ne Korce bllokoi dje ndertimin e nje shtese shkolle ne qytet, me arsyetimin se aty ne ate vend jane dhjetera varre te klerikeve ortodokse. Per te verifikuar situaten ka mberritur mengjesin e djeshem kryetari i Bashkise se qytetit juglindor, Niko Peleshi. Ai ka urdheruar pezullimin e punimeve per ndertimin e nje palestre te re ne shkollen 9-vjecare "Sevasti Qiriazi". Nderhyrja e Mitropolise se Shenjte, ka ardhur pas sinjalizimit se ne vendin ku po kryhen germime dhe po hidhet betoni i shteses se shkolles jane zbuluar eshtra. Per me teper, alarmi dhe shqetesimi i klerikeve ka ardhur pasi deshmitare okulare kane pohuar se kane pare nje qen me eshter ne goje, duke u larguar nga vendi ku, sipas kishes, kane qene varet e shume prej dhespoteve, qe kane drejtuar kishen ortodokse ne Korce, te klerikeve te ndryshem dhe te besimtareve te ketij kulti fetar.
Te pakten 100 varre te dhespoteve dhe klerikeve ortodokse ne Korce, sic pretendohet nga ana e kishes, ndodhen ne oborrin e shkolles "Sevasti Qiriazi", nje zone kjo qe ndodhet ne territorin afer mitropolise dhe katedrales se dikurshme. Reagimi i menjehershem i klerikeve ortodokse qe kerkuan nderprerjen e menjehershme te punimeve ka kapur ne befasi edhe vete Bashkine e Korces, e cila eshte vene para faktit se 600 vjet me pare aty ku ndodhet palestra, ka qene kisha e Shen Harallambit. At Ilia Kotnani ka hedhur edhe idene se ky territor, qe i eshte njohur si prone kishes ortodokse, mund te perdoret per qellimet e saj. “Ky territor qe eshte ne prone te kishes mund te perdoret per qellimet tona, pasi kisha eshte administratore e ketij territori. Ketu ose te lihen varrezat qe jane pjese e rendesishme e botes shpirterore dhe historise dhe te studiohet madje edhe nga aspekti arkeologjik, ose te kryhet nje ndertim qe nuk cenon pjesen e themeleve te vjetra, ku prehen eshtrat”, u shpreh kleriku ortodoks.
“Eshtrat, pjelle e imagjinates se banoreve”
Firma private, qe po kryen punimet per shtesen e re te shkolles 9-vjecare, i qendron pretendimit se nuk jane zbuluar eshtra gjate punimeve. Firma ka kerkuar nga ana e saj anen dokumentare qe disponon vete kisha, per t’u njohur jo vetem me aspektin e pronesise, por edhe per te studiuar kufijte, ne te cilat mund te kryhen punime te metejshme pa prekur kete zone. “Nuk eshte e vertete qe nga germimet e deritanishme te kene dale eshtra. Kete e thone vetem banoret e zones. Keto jane thjesht hipoteza dhe duhet qe te shikojme nga afer edhe dokumentet e vjetra te kishes”, u shpreh drejtuesja e firmes private ne ballafaqimin e zhvilluar ne vendin ku pretendohet se kane qene varret dhe tani po hidhet betoni i shteses se shkolles.
Kisha e vjeter u shkaterrua nga komunizmi
Studiuesi Arben Gjata thote se ne kete vend ka qene varreze qe nga vitet 1490-1800. "Eshte me se e vertete se ketu ka ekzistuar kisha e Shen Harallambit. Kjo kishe eshte ndertuar shekullin e 15 dhe madje nga dokumentet ka dhe fakte historike, jo vetem fotografi te kishes se dikurshme, por edhe te arkitekteve te saj. Kisha u shkaterrua dhe me pas ne vitet ‘70 u kthye fillimisht ne depo. Pak vite me vone, godina, qe i ishte dhuruar kishes, u kthye ne shkolle dhe mbante emrin ‘7 Nentori’", u shpreh Arben Gjata. Sipas tij, ne pjesen ku aktualisht po kryhen punime per te ngritur palestren ndodhen varret e dhespoteve. Sipas perfaqesuese te klerit ortodoks, varreza mund te shfrytezohet nga ana e mitropolise si nje vend i shenjte.
Kisha e ndertuar 6 shekuj me pare
At Ilia Kotnani me nje skice te vjeter dhe fotografite e kishes se dikurshme te ndertuar 600 vjet me pare dhe te shkaterruar me pas per qellime te regjimit komunist, ka bere te ditur para kreut te bashkise se edhe pse territori eshte prone qe i eshte njohur tashme kishes. "E kerkuam takimin me kryetarin e bashkise qe te mos kryhet nje masaker e dyte me vendet qe i takojne kultit dhe kishes. Demtimi i varreve dhe nxjerrja e eshtrave ka bere qe te pakten tete familje qe aktualisht ndodhen larg te interesohen se c’po ndodh me varret e klerikeve te vjeter", thote At Ilia Kotnani. Sipas tij, vendi ku ndodhej palestra ka qene pjese e katedrales, ndersa aty ka qene e vendosur kisha e Shen Harallambit, e njejte me ate te zones se Vithkuqit, ku gjenden eshtra te klerikeve edhe sot e kesaj dite.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›