Bllokohet numërimi, Ristani shkarkon komisionerët e Fierit
TIRANË - Në një mbledhje të zhvilluar para pak minutash në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kryetari Arben Ristani ka dëgjuar ekspertin e KQZ-së dhe më pas ka propozuar që të gjithë komisioneret që bllokojnë procesin në Fier të shkarkohen.
Situata në Qarkun e Fierit pritet të zhbllokohet në 3 KZAZ-të, 18, 20 dhe 22 ku komisioneret kane bllokuar numerimin e votave prej disa orësh.
**********
Meksi: Numërimi u ndërpre nga komisionerët e PD-së
ora 13:00
FIER - Ermelinda Meksi, kandidatë në këtë qark për PS thotë se "kam qenë ë pranishme në zonën nr. 20. Tensioni arriti kulmin sepse në menyre arbitrare përfaqësuesit e PD-së ndërprenë numërimin e votave në kutinë 31-38, sepse ne ishim në avantazh me rreth 150 vota. Në mënyrë arrogante komisionerët kërkuan të mos numëronin kutinë dhe policia i largoi jashtë te gjithë".