Procesi i numërimit, ende asnje koalicion s'ka shumicën
Kutitë e fundit të panumëruara në qarkun e Tiranës, Shkodrës, Beratit dhe Lezhës mund të jenë vendimtare, ndërsa deri tani asnjë prej 2 koalicioneve kryesore nuk formon qeverinë.TIRANE- Procesi i numërimit ka mbetur peng i pak më shumë se 100 kutive në rang vendi , të cilat janë bllokuar për shkak të parregullsive që janë konstatuar nga komisionerët.
Kutitë e fundit të panumëruara në qarkun e Tiranës, Shkodrës, Beratit dhe Lezhës mund të jenë vendimtare, ndërsa deri tani asnjë prej 2 koalicioneve kryesore nuk formon qeverinë. Sipas Eca dhe KRIK të dhënat e rifreksuara në orën 08 47 minuta, (kur ky projekt shënon si të numëruara 4659 kuti nga 4573, që janë gjithsej) koalicioni Aleanca për Ndryshim e PD-së ka 70 mandate në parlament, ndërsa Bashkimi për Ndryshim i PS ka 66 mandate. Aleanca Socialiste për Integrim ka 4 mandate, ndërsa Poli i Lirisë nuk ka arritur deri tani të marrë asnjë mandat.
Në përqindje në rang vendi koalicionet kanë këto shifra, duke iu referuar ECA dhe Krik) Aleanca e ndryshimit ka 46.78 %, Bashkimi për Ndryshim 45.44, Aleanca Socialiste për Integrim ka 5.56 % ndërsa Poli i Lirisë ka 1.81 % të votave
Në rang partishë, Partia Demokratike deri tani ka arritur të sigurojë 68 mandate me të cilat nuk arrin dot të plotësojë numrin 71 për të krijuar kabinetin qeveritar.
„Këtë do ta përcaktonte vetëm kalimi djathtas ose i 1 deputeti që ka PBDNJ ose LSI që duket më pak i mundshëm“- shkruan sot „Gazeta Shqiptare“
Partia Socialiste deri tani ka 65 mandate, 4 ka LSI, Nga 1 kanë PBDNJ dhe PDI dhe PR me nga një mandat. Risi në Parlament do të jetë prania e një deputeti nga Partia për Drejtësi dhe Integrim që ka fituar mandat në qarkun e Vlorës.
(s.g/BalkanWeb)