E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, nis numërimi i kutisë së fundit i përket Uznovë

Nis numërimi i kutisë së fundit në KZAZ e qarkut të Beratit. Kjo kuti mund të ndikoje që PS të marrë dhe një mandat tjetër në Berat. Deri tani PS ka 4 mandate, PD 3, ndërsa LSI ka 1 mandat.BERAT- Ka nisur numërimi i kutisë së fundit në KZAZ e qytetit të Beratit. Votat i përkasin zonës numër 1, Uznovë.

Vendimi është marre nga KZAZ-ja e qytetit me shumicë 4-3 pasi edhe komisioneri i PSD-së ra dakord për numërimin. Kutia ka numrin 3295 dhe janë rreth 500 fletë votimi. Kontestimet u bënë nga PD për shkak se u gjetën parregullsi në vendosjen e vulës në këto fletë votimi.

Sipas gazetarit të NEWS24, kjo kuti mund të ndikoje që PS të marrë dhe një mandat tjetër në Berat, pasi kjo zone konsiderohet si mbeshtese e PS-se . „Nëse PS siguron 400 vota së bashku dhe me votat e një kutie tjetër që i përket Urës Vajgurore, e cila mund të rinumërohet nga KQZ atëherë PS do të marrë një mandat tjetër“.

Nga të dhënat e rifreskuara nga Eca e Krik të orës 13.01 të ditës së djeshme kur në Berat ishin numëruar 295 kuti nga 298 të tilla PS ka 4 mandate, PD 3, ndërsa LSI ka 1 mandat. Nga këto të dhëna deri tani në parlament nga qarku i Beratit shkojnë nga PS, Erion Brace, Fidel Ylli, Ermonela Velaj, Marko Bello. Nga PD shkojnë Genc Pollo, Mehmet Xheka dhe Lefter Maliqi, ndërsa nga LSI shkon Nasip Naco.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›