E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet për 5 orë nga bora autobusi me nxënës

Autobusi u bllokua në Qafën e Shmilit rreth 20 km larg qytetit të Elbasanit rreth orës 07.30 të mëngjesit si shkak i rreshjeve të rënduara të dëborës. 20 nxënës bashkë me mësuesit e tyre nuk lëvizën nga autobusi deri në zhbllokimin e rrotave të tij 

ELBASAN-Një autobus shkolle mbeti i bllokuar për më shumë se 5 orë në Qafën e Shmilit rreth 20 km larg qytetit të Elbasanit si shkak i rreshjeve të rënduara të dëborës. Autobusi u bllokua rreth orës 07.30 të mëngjesit, dhe gjatë ditës u punua me lopata nga ndërrmarja e mirëmbajtjes së rrugëve për të bërë të mundur zhbllokimin e tij. 20 nxënës të shkollës së Qafë Milit bashkë me mësuesit e tyre nuk lëvizën nga autobusi deri në zhbllokimin e rrotave të tij. Që në castin e parë nxënësit dhe mësuesit njoftuan ndërrmarjen e rrugëve për bllokimin e autobusit të tyre, ndërsa po shkonin drejt shkollës ku zhvillojnë mësimin. Autobusi është i linjës Elbasan-Qafë Shmil, dhe ishte nisur nga Elbasani si cdo ditë për të mbledhur mësuesit dhe nxënësit e fshatrave deri në shkollën e Qafë Shmilit. Drejtoria e Ndërrmarjes së Mirëmbjatjes së Rrugëve njoftoi se situata u normalizua në mesditë dhe nxënësit e mësuesit e tyre u kthyen në banesa pa zhvilluar mësimin si zakonisht.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›