PS: Po shkatërrohet mësuesia. Profesioni në krizë
Kryetarja e Komisionit per Edukimin në PS, Ledi Shamku tha sot ne nje deklarate per shtyp nga selia roze se "arsimtaret u ndien te tallur dhe te mashtruar nga qeveria në këto katër vite qeverisje të së djathtës".
TIRANE-Partia Socialiste akuzoi sot qeverinë se ka braktisur profesionin e mësuesisë. Kryetarja e Komisionit per Edukimin në PS, Ledi Shamku tha sot ne nje deklarate per shtyp nga selia roze se arsimtaret u ndien te tallur dhe te mashtruar nga qeveria në këto katër vite qeverisje të së djathtës.
“Pasi arsimtarët u ndjenë të tallur e të mashtruar gjithë këto katër vjet me premtime për dyfishime pagash apo për status të veçantë, pasi u përbuzën e u përdorën si vegla pa vlerë në ca eksperimenteve të dështuara, sot të rinjtë tanë mund të zgjedhin të bëhen shoferë apo tregtarë, por jo mësues! Sot ky profesion në braktisje është në krizën e vet më të thellë, të panjohur kurrë më parë”.
Sipas PS e vërteta e madhe tani është se “Në këtë vend askush nuk dëshiron më të bëhet mësues! Kjo forcë shkatërrimtare qeverisëse e vrau këtë profesion, vrau dëshirën e të rinjve dhe të rejave shqiptare për t’u bërë edukatorë brezash”.
Duke sjellë shembuj si qyteti i Tepelenës që sot vuan mungesën e mësuesve të matematikës, Shamku në emër të PS kritikoi qeverinë për premtimet për internet pa kufi duke kërkuar rikthimin e dinjitetit të mësuesve. Sa i përket dinjitetit të mësuesve, Shamku theksoi se vetëm PS është ajo forcë politike që mund ta rivendosë atë.
“Dhe ky dinjitet do të thotë kualifikim, shpërblim dhe status. Ata fëmijë që sot, për faj të kësaj kaste rrënuese, kanë reshtur së luajturi shkollash, nesër do të zgjedhin sërish të kenë pasionin dhe nderin për t’u bërë mësues”.
(d.b/BalkanWeb)