Rinas, anullohen fluturimet. Shkak greva në Fiumicino
Greva e punëtorëve të aeroportit të Fiumicinos në Romë të Italisë ka bllokuar qindra pasegjerë shqiptarë që kishin zgjedhur këtë aeroport për të shkuar në vendin fqinj. Sipas agjensive të fluturimit nuk ka të dhëna se kur do të nisnin fluturimet.
TIRANE- Qindra qytetarë shqiptarë që kishin zgjedhur aeroportin e Fiumicinos për të shkuar në Itali ose transit për në Londër nuk janë nisur për shkak të grevës që kanë nisur punëtorët e ngarkim-shkarkimit dhe të pastrimit në këtë aeroport. Sipas agjencive të fluturimit ende nuk ka një të dhënë se kur do të ndërpritet greva e punëtorëve dhe do të rifillojnë fluturimet. Ndërkohë që qytetarët shprehen se rrezikojnë të humbasin punën nëse nuk shkojnë në kohën e duhur në destinacionin e tyre.
Sipas angjensisë së lajmeve “ANSA” janë 38 fluturimet ndërkombëtare që janë anulluar dhe mijëra udhëtarë duhet të jenë të bllokuar nëpër aeroporte të ndryshme të botës. Tre ditë më parë po në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë mijëra qytetarë nuk u nisën në kohë për shkak të mjegullës së dendur që kishte mbuluar aeroportin ku u pezulluan dhe 25 fluturime të cilat shkaktuan edhe konfuzion tek pasagjerët. (a.r/news24/balkanweb)