E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet rruga e kombit

(E plotësuar) 2 aksidente kanë ndodhur në Orllat të Drenasit. Në rrugë ka filluar të ketë ngrica dhe veturat po lëvizin me një shpjetësi të ngadalshme.

Policia që ndodhet në vendin e ngjarjes ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar.

.....

Rruga e kombit sot ka qenë e bllokuar për dy orë afër tunelit të Kalimashit për shkak të reshjeve të mëdha të borës.

Gjendja paraqitet tejet e vështirësuar pasi që bora ka arritur trashësinë deri në 40 cm.

Ndryshe nga autostrada në Shqipëri, ajo e Kosovës deri në këto momente është e kalueshme.

Toger Hazir Berisha, zëdhënës rajonal i policisë në Prizren, ka deklaruar për Indeksonline se, qarkullimi në autostradën Vermicë-Gjergjicë është i kalueshëm dhe nuk paraqet telashe për ngasësit.

Edhe rrugët tjera magjistrale dhe lokale janë të kalueshme në gjithë territorin e Kosovës.

Policia ka raportuar se deri në orën 18:00, nuk është bllokuar asnjë rrugë në Kosovë.

Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë paraqet vështirësi në qarkullim, mirëpo është e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve.

Kapiten Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka bërë të ditur se, si pasojë e borës në rrugë ka pasur disa aksidente në komunikacion.

Ai tha se deri me tani Policia nuk ka vërejtur ndonjë rrugë të pa pastruar nga bora.

“Në momentin që në vërejmë që rruga është e bllokuar nga bora, atëherë menjëherë kërkojmë nga kompania që është përgjegjëse që të intervenojë”, ka thënë Kelani./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›