E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demaçi nderohet për kontribut në letërsi

Shoqata për Kulturë dhe Letërsi “Dr.Tafil Kelmendi” nga Malisheva, të hënën e ka ndarë çmimin tradicional vjetor “Dr.Tafil Kelmendi”, me të cilin sivjetë e ka nderuar veprimtarin Adem Demaçi. “Ky çmim Demaçit i ndahet për kontributin e dhënë në fushën e kulturës, veçmas në krijimtarinë letrare”, ka thënë Mehdi Krasniqi, kryetari i shoqatës në arsyetimin e tij për ndarjen e këtij çmimi.

Çmimin Demaçit, ia ka dorëzuar kryetari i Malishevës, Isni Kilaj pasi më parë nxënësit e gjimnazit “Hamdi Berisha” kanë deklamuar vargje nga krijimtaria letrare e Adem Demaçi, raporton Koha.

Demaçi pas marrjes së çmimit për kontribut në fushën e kulturës dhe letërsisë ka folur më shumë për zhvillimet politike në shekullin e pavarësisë shqiptare. Ai nuk ka ngurruar t’i shprehë aspiratat e popullit shqiptar për bashkim kombëtar, por me një strategji bashkimi brenda Evropës së bashkuar./ Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›