Bllokohet sërish Qafë Thora, shkëputen masivë dëbore nga shpatet malore, rrezik për rënie orteqesh

Segmenti i Qafë Thores në zonën e tuneleve është ribllokuar pas aktivizimit të ortekëve të borës. Reshjet intensive të mëngjesit dhe rritja e temperaturave deri në 0°C kanë favorizuar shkëputjen e masiveve të dëborës nga shpatet malore, duke krijuar rrezik për qarkullimin.
Aktualisht rruga mbetet e bllokuar, ndërsa rreziku për rënie të tjera ortekësh vazhdon të jetë i lartë. Strukturat përgjegjëse dhe firma e mirëmbajtjes po monitorojnë situatën dhe paralajmërojnë drejtuesit e mjeteve të shmangin segmentin derisa të kryhen ndërhyrjet e nevojshme.
/rtsh.al/