E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet trageti i linjës Fierzë-Koman

FIERZë- Bllokohet për rreth 30 minuta trageti i linjës Fierzë-Koman. Ngjarja ka ndodhur në mesditë kur trageti është bllokuar në pjesën e liqenit të Komanit, ndërsa pasagjerët kanë sinjalizuar menjëherë News 24, policinë dhe të afërmit e tyre. Mësohet se trageti u bllokua në grykëderdhjen e lumit Salsës në liqen si pasojë e cekëtirës nga mbetjet e grumbullara nga prurjet e lumit. I detyruar nga situata drejtuesi i tragetit ka manovruar duke shmangur rrezikun dhe për të vijuar udhëtimin, ndërsa trageti ka pësuar dëmtime të lehta në pjesën e përparme. Pas rreth 30 minutash përpjekje trageti ka nisur të lëvizë sërish në drejtim të Fierzës.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›