E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, bora bllokon aksin, 1 km radha e mjeteve te bllokuara

KUKES- Dhjetëra makina janë bllokuar nga bora në aksi Shën Mëri -Qafë Shllak të Kukësit, pjesë e aksit Kukës- Tiranë. NEWS 24 informon se vargu i makinave të bllokuara arrin në 1 km. Mes mjeteve të bllokuara janë dhe 5 autobusë me kosovar të ardhur nga Kosova, mjete të vogla, në të cilën ndodhen fëmijë dhe gra, si dhe mjete të tonazhit të rëndë. Informohet se që prej orës 12.00 deri në orën 14. 30, (kur është marrë informacioni i fundit), automjetet kanë vazhduar të jenë të bllokuar. Një grup policësh ndodhen në këtë aks dhe po marrin masa për t’i ardhur në ndihmë mjeteve dhe për të normalizuar kështu dhe qarkullimin në këtë aks, por situata raportohet është e vështirë. “ Të dyja kahet e rrugës janë të bllokuar. Bora vazhdon të bjerë, ndërsa kripa e skoriet janë të pamundura të hidhen në këto momente” raporton korrespondentja e NEWS24 rreth orës 14.35 minuta të ditës së sotme.Mësohet se dëbora në pjesët anësore të rrugës arrin në 40 – 50 cm, ndërsa rruga është me akull.Bllokimi i qarkullimit ka ardhur si shkak i disa automjeteve të tonazhit të rëndë si dhe mjeteve të tjera të cilat nuk kanë qenë të pajisur me zinxhirë. Pamundësia e lëvizjes së tyre bënë që dhe qarkullimi në aksin Shën Mëri -Qafë Shllak të jetë i bllokuar.“Ka mjete të tonazhit të rëndë që ndodhen të bllokuar në këtë aks që prej natës së mbrëmshme”, informon NEWS24. (vazhdon)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›