E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, në rrezik jeta e një 45 vjecari, mungon gjaku në spital

SARANDë- Një 45-vjecari të plagosur i rrezikohet jeta pasi në spitalin e Sarandës mungon gjaku. Mësohet se i plagosuri ka rënë nga ballkoni në katin e tretë të një pallati ku ai punonte. Menjëherë i plagosuri me iniciale L.V është dërguar në spitalin rajonal të Sarandës ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Por si pasojë e plagëve të shkaktuara nga rënia nevojitet transfusion gjaku për të lënduarin, gjë e cila është e pamundur për momentin. Kjo pasi në spitalin e Sarandës ka mungesë gjaku. Të detyruar mjekët kanë bërë apel për dhurim gjaku nga banorët e Sarandës për ti shpëtuar jetën punëtorit të plagosur.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›