E Diel, 1 Nëntor 2026

Blof i Italisë, mundet në shtëpi nga amerikanët

Italia e Çezare Prandelit bën blofin e parë për këtë vit, duke u mundur në miqësoren e mbrëmjes së djeshme ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Skuadra që drejtohet nga gjermani Jurgen Klinsman, zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, duke rrezikuar të dyfishonte e trefishonte rezultatin. Gjithsesi, golin e vetëm të takimit e shënoi Klint Dempsej në minutën e 55-të të pjesës së dytë (asist i Xhozi Altidor). Duhet thënë se Prandeli eksperimentoi shumë në këtë përballje, duke hedhur fillimisht nga minuta e parë dyshen sulmuese Matri-Xhiovinko, e cila rezultoi e dështuar. Edhe pas zëvendësimit të sulmuesit të Juventusit me Pacinin, përsëri loja e axurrëve nuk ndryshoi. Nga minuta e parë e nisi në mbrojtje mbrojtësi me ngjyrë i Torinos, Ogbona, si dhe mesfushori i Milanit, Antonio Noçerino. Ndërsa në pjesën e dytë, Prandeli hodhi në fushë (zëvendësoi) edhe De Santis, Daniele de Rosin, Bonuçin, Abaten, Balzaretin, si dhe sulmuesin më të ri të Romës, Fabio Borini. Në pak fjalë, tekniku italian tentoi të krijonte një ide për të gjithë lojtarët që pat grumbulluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›