E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyshja Roben-Huntelar, gjunjëzohen anglezët

Anglia stonon që në takimin e parë pa Fabio Kapelon në krye. Skuadra e drejtuar përkohësisht nga Stjuart Pirs jo vetëm nuk arriti të fitonte ndaj Holandës, nënkampione e Botës, por as të luante si e barabartë, edhe pse takimi zhvillohej në tokën angleze. “Tulipanët” e Bert van Marvjik i besuan talentit të Arjen Roben, i cili shënoi dy herë në këtë ndeshje në minutat 57-të dhe 90-të. Ndërsa golin tjetër e realizoi Klas Huntelar në minutën e 59-të. Ndërsa anglezët u kujtuan shumë vonë për të shënjestruar portën e Holandës dhe vetëm në minutën e 85-të shënuan golin e parë me anë të Geri Kahill. Por fati deshi që në minutën e 89-të Ashli Jang të barazonte shifrat pas një asisti të marrë nga Fil Xhons, por pak sekonda nga mbarimi i takimit ishte sërish Roben që i dha fitoren Holandës, pas një asisti shumë të bukur të marrë nga mesfushori i Milanit, Mark Van Bomel.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›