Blogerja lesbike, simboli i revolucionit në Siri
Lesbikja Amina Abdallah Araf, është bërë këto kohë simboli i protestave në Siri, me anë të një blogu gay që ka hapur. Me anë të blogut të saj A gay girl in Damascus, ajo ka raportuar gjatë këtyre kohëve për atë që ndodh në Siri, duke u bërë një ndër të paktët zëra që tregon atë se çfarë ndodh realisht. Kjo ka sjella shqetësimin e autoriteteve siriane, që tashmë e kanë arrestuar dhe fati i saj nuk dihet.
33-vjeçare, besimtare myslimane, e rritur mes Amerikës, nga ka mamanë dhe Sirisë, nga ka babanë, ajo krijoi blogun e saj në shkurt, ku fillimisht botonte poezi erotike.
Por, pas nisjes së demonstratave, ajo e ktheu blogun në një faqe që raportonte për atë se çfarë ndodh në Siri.
Ben Ali iku, Mubarak gjithashtu, por edhe Saleh. Tashmë është radha e Assad, të cilit nuk i ka mbetur shumë kohë, shkruante në blogun e saj të dielën 33-vjeçarja. Më pas ajo vazhdonte: Sot mund të jetë dita ime e fundit, por edhe dita ime e parë në një Siri tjetër. Të nesërmen ajo u rrëmbye dhe tashmë nuk dihet asgjë për fatin e saj.