Kercenon me arme arrestohet 44-vjecari

BULQIZ - Nje 44-vjecar nga nje fshat i Bulqizes eshte arrestuar sot ne oret e paradites pasi ka kanosur me arme pjesetaret e nje familjeje. Polica e Bulqizes beri te ditur se ka vene ne pranga 44-vjecarin Bujar Ceku lindur ne Shupenze dhe banues ne Bulqize pasi ne oret e mbremjes se djeshme ka kanosur me arme pistolete kater pjesetaret e familjes Koci banues ne qytetin e Bulqizes.
E gjitha kjo ka ardhur per motive te dobeta ndersa familjaret kane lajmeruar policine e cila ka bere te mundur arrestimin e 44-vjecarit.
Ne cilesin e proves materiale eshte sekuestruar arma tip pistolete me 7 cope fisheke me te cilen eshte kryer kanosja.
Arrestimi i ketij shtetasi eshte bere per konsumim te veprave penale te Mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe Kanosjes ndersa materialet proceduriale ne ngarkim te tij do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Diber per hetime te metejshme.