E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Der Spiegel": Tensionet politike, cënojnë integrimin

Kaosi politik i shkkatuar pas zgjedhjeve lokale të 8 majit ka qënë në qëndër të vëmendjes dhe të revistës gjermane "Der Spiegel" .
Revista i kushton një hapësirë të konsiderueshme situatës në Shqipëri e cila sipas shkrimit që mban firmën e Jan Puhl, rrezikon integrimin në BE.
"Tensionet politike në zgjedhjet e fundit po dëmtojnë shanset e Shqipërisë për t`u bashkuar me BE . Zgjedhjet lokale u zhvilluan katër javë më parë, por vazhdojnë akoma t`i lodhin shqiptarët. Edi Rama u rizgjodh kryetar bashkie i Tiranës me vetem 10 vota diferencë. Por Komisioni Zgjedhor vendosi të bënte një rinumërim dhe krejt papritur, Rama mbeti pas kundërshtarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha me 81 vota. Çështja shkoi në gjyq, apeli i tij u rrëzua në fundjavë, e avokatët e kreut të opozitës po përgatiten për procesin e ardhshëm" shkruan "Der Speigel".
Më tej revista gjermane citon se Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe dëshiron të jetë pjesë e BE-së, por pyetjet rreth zgjedhjeve bashkiake në Tiranë kanë zvogëluar mundësitë se kjo ëndërr do të bëhet realitet së shpejti.
Këto dhe të tjera informacione mbi situatën në vendin tonë, përfshirë faktin që tensionet e krijuara pas votimeve shtynë presidentin e Komisionit Europian Hoze Manuel Barroso, të anulonte vizitën në Shqipëri, janë një përshkrim i fakteve dhe i një analize të shkurtër të asaj çfare është në lojë, anëtarësimi i vendit në BE.
"Me shumë se 20 vjet nga rënia e Perdes së Hekurt,Shqipëria është e vetmja që ka mbetur shumë prapa. Rivaliteti i ashpër mes Sali Berishës dhe Edi Ramës ka nxjerrë në pah problemin e madh të Shqipërisë , dmeokracinë e dobët, pasi elita politike nuk është e përgatitur të pranojë humbjen në votime dhe mungesa e autoritetit të nevojshëm të organeve shtetërore” thekson revista prestigjoze "Der Spiegel".
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›