Blomayer: Integrimi i veriut, detyrë e Qeverisë

Zbatimi i marrëveshjes dhe integrimi i qytetarëve në veri të Kosovës është detyra e radhës për Qeverinë e Kosovës, ndërsa Serbia duhet të zbatojë marrëveshjen për të ecur drejtë Evropës, ka thënë ambasadori gjerman në Kosovë, Peter Blomayer. Sipas tij, Kosova ka përparime të mëdha sa i përket pajtimit me fqinjët.
Blomayer ka pohuar se për asnjërën palë nuk ka më kthim mbrapa dhe se hapi i radhës është që të binden qytetarët e veriut se marrëveshja është për të mirën e tyre.
“Tani është nevoja e zbatimit, por mendoj se edhe pala serbe e ka të qartë se tani shtrohet detyra ta mbush marrëveshjen për të avancuar dhe përpara edhe më tej në rrugën drejtë Evropës”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.
Sipas ambasadorit Blomayer është e rëndësishme që të bindet popullsia në veriun e Kosovës që edhe ata të kenë të qartë se kjo marrëveshje ju ofron atyre një të ardhme më të mirë brenda Kosovës.
“Mendoj se kemi të bëjmë me një detyrë për të gjithë ne qeverinë, mediave, popullit e edhe neve gjermanëve. Por, në përgjithësi përshtypja ime është se jemi në një rrugë të mirë”, ka thënë ai./Indeksonline./