E Diel, 1 Nëntor 2026

Bruksel: Bisedimet për marrëveshjen vazhdojnë nesër

Takimi i sotëm në kuadër të dialogut teknik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, për zbatimin e Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve, ka përfunduar në orët e pasdites në Bruksel, për të vazhduar nesër.

Në rend të ditës kanë qenë policia dhe gjyqësia, por pjesëmarrësit e takimit nuk kanë bërë deklarata, transmeton REL.

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është arritur më 19 prill.

Ajo, bashkë me planin e zbatimit, do të dalin për ratifikim në Kuvendin e Kosovës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›