E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blomeyer: Më i lehtë plani se Marrëveshja

 Arritja e një plani për zbatimin e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë sigurisht që nuk është aq e thjeshtë, por është shumë më e lehtë sesa ajo çka është arritur deri tash në këtë dialog, ka thënë ambasadori gjerman në Kosovë, Peter Blomeyer, duke komentuar takimet që po zhvillohen në Bruksel mes dy kryeministrave, transmeton KTV.

Blomeyer shpreson se Thaçi dhe Daçiq në takimin e radhës që do të mbahet të martën në Bruksel do të arrijnë të pajtohen për një plan, i cili do t’i çonte në zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi. Ndërsa vizitën e shefit të diplomacisë Guido Westervelle, i cili po qëndron sot në Beograd dhe nesër në Prishtinë, ambasadori gjerman e quan vizitë në një moment të përshtatshëm, ku pikërisht një ditë pas kësaj vizite Thaçi dhe Daçiq do të takohen në Bruksel.

Blomeyer thotë se Westervelle do t’i inkurajojë të dy palët që të tregojnë vullnet më të madh për të çuar përpara procesin për arritjen e një marrëveshjeje./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›