E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blumberg: Ekziston kërcënim terrorist kundër Nju Jorkut

Kryebshkiaku i Nju Jorkut, Majkël Blumberg, thotë se ekziston kërëcnim i besueshëm terrorist, por që nuk është i vërtetuar, kundër këtij qytetit.

“Ndërsa ne i afrohemi 10 vjetorit të sulmeve 9/11shtatorit, policia e Nju Jokrut, agjencia FBI dhe inteligjenca, janë në alarm për shkak se ne e dimë se terroristët e shohin përvjetorin si një mundësi për të sulmuar përsëri. Tani, kërcënimi në këtë moment nuk është vërtetuar. Dëshiroj ta theksoj këtë. Është e mundshme, por nuk është vërtetuar”, tha Majkël Blumberg.

Sipas tij, policia ka vendosur masa shtesë rreth qytetit, që banorët të jenë të sigurt.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan për siguri të brendshme, Met Çendler, thotë se ka informacione për kërcënim specifik, por që këto informacione janë të pakonfirmuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›