Aksidenti ajror, tre ditë zie në Rusi

Qyteti Jarosllavl në Rusi ndodhet sot në zi për viktimat e përplasjes së aeroplanit, nga e cila humbën jetën 43 anëtarë të një klubi të hokejit në akull të këtij qyteti.
Tragjedia ndodhi të mërkurën, kur një aeroplan rus u rrëzua, pak kohë pasi u ngrit nga pista e aeroportit në Jarosllavl, që është 250 kilometra në verilindje të Moskës.
Dy persona, që e mbijetuan këtë përplasje, janë në gjendje serioze shëndetësore.
Mijëra sipmatizantë të hokejit në akull janë mbledhur në Jarosllavl, në Minsk, në Pragë dhe në qytetet e tjera, për të përkujtuar ata që e humbën jetën, pasi aty kishte lojtarë dhe trajnerë nga Rusia, Bjellorusia, Çekia, Suedia, Kanadaja, Letonia, Gjermania dhe Ukraina.