OKB: Thirrje për një marrëveshje globale kundër terrorizmit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun, ka shfrytëzuar afrimin e dhjetëvjetorit të sulmeve të 11 shtatorit 2001, kundër Shteteve të Bashkuara, për të përsëritur ftesën e tij për marrëveshjen globale kundër terrorizmit.
Në Kombet e Bashkuara ekzistojnë një mori marrëveshjesh të ndara, që kanë të bëjnë me terrorizmin, përfshirë sulmet me bomba, rrëmbimin, përdorimin e armatimit për shkatërrim në masë dhe financimin e terrorit, por gjatë 10 viteve të kaluara, negociatat për marrëveshje globale gjithëpërfshirëse kanë dështuar për shkak të argumentimeve lidhur me atë se çka përbën terrorizëm dhe kush është terrorist.
Ban Ki Moon shprehu keqardhjen e tij pasi “terrorizmi nuk mund të arsyetohet nën asnjë rrethanë”.