E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi: Bojkoti u ndërpre se nuk pati sukses

Tiranë, 25 mars, NOA Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi u shpreh sot se Partia Socialiste dështoi me strategjinë e saj për të bojkotuar institucionet. Hyrjen e PS-së në Kuvend dhe përpjekjet për të mbajtur një klimë të tensionuar, sipas deputetit Blushi kanë treguar se strategjia e kreut të PS-së dështoi.

Bojkoti u ndërpre se nuk pati sukses, ka thënë Blushi për gazetarët në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentarë të Partisë Socialiste.

Ndërkohë që debatet nga grupin e PS-së, në lidhje me strategjinë që duhet të ndjek në të ardhmen opozita, nuk kanë munguar.

m.xh/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›