Largohen nga salla deputetët e PS, Dokle: Refuzojmë komisionin

Partia Socialiste ka zgjedhur deputetin Namik Dokle për të mbajtur fjalimin në sallën e Kuvendit dhe më pas të largohet nga salla. Sipas deputetit të PS-së Arben Malaj vendimi për të graktisur sallën është marrë në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar ku ai është shprehur kundër daljes nga salla.
Ndërkohë në fjalën e tij deputeti Dokle theksoi se Partia Socialiste e refuzon kategorisht komision e njëanshëm dhe të padobishëm që maxhoranca e miratoi në seancën e undit të Kuvendit . Sipas tij është absurditet që qeveria i servir shqiptarëve një komision i cili ishte kërkesë e opozitës për transaprencë të zgjedhjeve.
"Seanca e fundit e Kuvendit tregoi mungesën e maxhorancës për të shprehur vullnetin për transparencë të zgjedhjeve theksoi Dokle duke shtuar se PS-ja refuzon çdo shpikje që kërkon ta fus së transparencën e zgjedhjeve në bodrumet e qeverisë.
Gjithahstu Dokle u shpreh se opozita nuk do të lejojë që parlamenti të kthehet në një farsë ku tjetërsohen nismat e opozitës, ndërsa theksoi se bashkë më popullin do të jenë në krye të protestave për të gjitha kutitë e mbyllura.