Withers: Kriza të zgjidhet në Kuvend

SHBA-të kërkojnë që klasa politike të arrijë një kompromis në Parlament për zgjidhjen e situatës pa fshehur zhgënjimin për seancën e fundit plenare. Në një deklaratë për shtyp ambasadori amerikan në Tiranë John Withers i është bashkuar konstatimit të OSBE, se produkti i seancës së 19 marsit komisioni hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit është i padobishëm.
"Kemi ndjekur me kujdes diskutimet në parlament mbi situatën politike shqiptare. Shprehim keqardhjen që deri më sot nuk është arritur asnjë zgjidhje për krizën e tanishme ka deklaruar ambasadori amerikan në Tiranë.
Edhe njëherë ashtu siç ka ndodhur shumë shpesh gjatë muajve të fundit Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur apelin për dialog dhe për arritjen e një kompromisi brenda parlamentit.
Duke u nisur edhe nga seanca e fundit plenare ambasadori amerikan ka kërkuar se toni i diskutimeve duhet të përqendrohet mbi gjetjen e pikave të përbashkëta dhe jo mbi arritjet partiake.
Dhe ashtu si Bashkimi Europian, ambasadori Withers ka theksuar se veprimet e njëanshme nga cilado palë nuk mund as të zgjidhin ngërçin aktual dhe as të çojnë përpara axhendën euro-atlantike të vendit.
Reagimi i ambasadorit amerikan vjen pak dite pasi maxhoranca ngriti me votat e saj komisionin hetimor, ndërkohë që i pari që reagoi për këtë vendim ishte kreu i OSBE Robert Bosch i cili e cilësoi të padobishëm këtë strukturë e cila nuk gëzon mbështetjn e opozitës.