E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi: Delegatet qe me mbeshtesin

Nje dite perpara Kongresit te Jashtezakonshem, Ben Blushi, zeri kryesor qe ben pergjegjes Edi Ramen per humbjen e zgjedhjeve parlamentare, tregon per mediat se ku nisi ndarja e tij me kryetarin e partise, pas zgjedhjeve te 28 qershorit. "Ndahem me ata njerez qe duan te gjejne alibi per humbjen e zgjedhjeve dhe hyj tek ata, qe mendojne se defektet duhen kerkuar tek PS, dobesia e programit, anemia e koalicioneve dhe gabimet personale te Edi Rames", thekson Blushi. Njeheresh Blushi shprehet se ka mbeshtetjen e mbi 300 delegateve per paketen e tij te ndryshimeve ne statut. Letra e hapur e 37 zyrtare te larte socialiste, deputete, ministra dhe drejtues te larte vendore gjate qeverisjes tete vjecare te Partise Socialiste, ne drejtim te kryetarit ne detyre, Edi Rama, duke kerkuar prej tij qe te mos kandidoje, eshte shembulli i kesaj mbeshtetjeje. Ish-presidenti Meidani, ish-ministrat e qeverisjeve socialiste, Agron Tato, Agron Duka, Viktor Doda dhe Zef Preci, nje numer i madh deputetesh, mes te cileve dhe ata qe mbeshteten Nanon ne kandidimin per President, dhe qe u perjashtuan, jane nder firmataret e mbeshtetjes se paketes "Blushi". Por Blushi ka pikepamjen e tij per menyren sesi duhet te analizohen faktet, duke dhene dhe propozime konkrete. "Do ishte naive dhe shume e rende, qe ne Kongres te behet nje gjyq politik per ata qe mendojne ndryshe. Ky Kongres duhet te faktoje se per cilat arsye jane vjedhur votat dhe cilet jane ata qe mes nesh, jane shitur. Nese Kongresi nuk merret me kete gje, nuk do te jemi bindes", thote Blushi. Megjithese eshte i vetedijshem se numrat ne Partine Socialiste sot nuk i ka ne favor, ai ne Kongres do te tentoje qe te kaloje paketen e ndryshimeve statusore, vetem me votim te fshehte dhe thote se ka me vete rreth 300 delegate, nga dege te ndryshme te vendit. Por edhe nese nuk arrin te imponohet me propozimet e tij, Blushi mohon te ndryshoje pozicion politik. "Nuk ka arsye te kete carje. Carjet brenda partive ndodhin kur rregullat nuk zbatohen. Kam ekspozuar me 300 delegate nje pakete qe mund te gjeneroje nje mirekuptim brenda PS-se. Edi Rama nuk ka nje projekt per ta cuar PS-ne ne fitore. Projekti i tij deshtoi me 28 qershor. Do vazhdoj te jem kunder, per standardet e dyfishta. Rama nuk ka me nje projekt, sepse projekti i tij u votua me 28 qershor, dite ne te cilen nuk fituam", shprehet deputeti socialist. Nderkohe qe ai nuk e fsheh edhe zhgenjimin personal prej sjelljeve politike te Edi Rames. "Premtoi bashkim, nuk ndodhi, premtoi programin, nuk ndodhi, premtoi doreheqjen ne rast humbje, nuk ndodhi, premtoi reformim, nuk ndodhi. PS po kthehet ne te shkuaren e saj. Ka shume njerez qe sot jane te trishtuar. Edi Rama ka nje detyrim, nuk duhet te pengoje PS-ne te munde Sali Berishen. Edi Rama eshte kthyer ne pengese per rrugen tone per t'u kthyer ne pushtet",-tha Blushi. Sipas tij, shmangia e konflikteve dhe disa arsye te tjera e detyruan te mos kandidoje per postin e kryetarit te partise, duke bere edhe dallimin mes tij dhe Edi Rames. "Per sa kohe keto gjera po mohohen, rikandidimi nuk ka shume kuptim. Kam konstatuar se disa dege rrethesh, kane kaluar ne konflikt per shkakun tim. Dua ta evitoj kete, sepse une jap nje arsye per t'u bashkuar shume shpejt", nenvizon Blushi.

LISTA E FIRMETAREVE TE APELIT DREJTUAR SOCIALISTEVE SHQIPTARE DHE LIDERSHIPIT TE PS

Agron Tato, Deputet i PS-se (1997-2005)

Arber Qilimi, Deputet i PS-se, Rrethi Delvine (1997-2001)

Ardian Myslymi, Deputet i PS-se (1997-2001, 2001-2005)

Astrit Kola, Deputet i PS-se (1997-2001)

Bardhyl Agasi, Deputet i PS-se (1992-1996, 1996-1997, 1997-2001, 2001-2005)

Bukurosh Stafa, Deputet i PS-se (2001-2005)

Durim Hushi, Deputet i PS-se (2001-2005, 2005-2009)

Elida Tepelena, Deputete e PS-se (2001-2005, 2005-2009)

Flamur Hoxha, Deputet i PS-se (1997-2001, 2001-2005)

Flamur Rogu, Deputet i PS-se (1997-2001, 2001-2005)

Ilirjana Kercuku, Deputet i PS-se (1997-2001)

Leke Cukaj, Deputet i PS-se (1997-2001, 2001-2005)

Maksut Balla, Deputet i PS-se (1997-2001)

Natasha Paco, Deputete e PS-se (1997-2001)

Nazmi Bilani, Deputet i PS-se (1997-2001, 2001-2005)

Rajmonda Stefa, Deputete e PS-se (1997-2001, 2001-2005)

Rrapush Tola, Deputet i PS-se (2005-2009)

Shpetim Kateshi, Deputet i PS-se (1997-2001, 2001-2005)

Xhemali Xhixha, Deputet i PS-se (1997-2001)

Zamira Caka, Deputete e PS-se (1997-2001)

Zihni Beqiri, Deputet i PS-se (1997-2001, 2001-2005)

Viktor Doda, Minister i Ekonomise, PS

Agron Duka, Minister i Bujqesise dhe Ushqimit, PS

Zef Preci, Minister i Ekonomise Publike dhe Privatizimit

Bashkim Habilaj, Prefekt (Qarku Vlore)

Kole Malaj, Prefekt (Qarkut Shkoder/Lezhe)

Krenar Suku, Prefekt (Qarkut Berat)

Artur Kurti, Kryetar i Bashkise Kucove, (1992- ne vazhdim)

Ismail Demi, Kryetar i Bashkise Kruje (2000-2007)

Nikollaq Mata, Kryetar i Bashkise Berat (200-2003)

Ramiz Palluqi, Kryetar i Bashkise (Mat)

Ilir Kokona, Kryetar i PS-se (Njesia Bashkiake Nr. 10, Tirane)

Isuf Baku, Kryetar i PS-se (Fushe-Kruje)

Leonard Goga, Kryetar i PS-se (Rrethi Lushnje)

Neki Hyska, Kryetar i PS-se (Rrethi Skrapar)

Pandeli Sara, Kryetar i PS-se (Njesia Bashkiake Nr. 7, Tirane)

Shkelzen Gjoka, Kryetar i PS-se (Rrethi Mat)


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›