E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Parathenie e nje rasti nga sistemi mjekesor"

Keith Ramstead ishte nje kirurg kardiolog britanik, i cili u transferua nga Australia per ne Zelanden e Re. Ne Zelanden e Re tre paciente vdiqen menjehere mbas operacioneve, ose gjate operacioneve te tij dhe kirurgu u akuzua me pretencen ligjore te vrasjes se personit pa paramendim. Komisioni profesional mjekesor, para disa kohesh kishte identifikuar mangesi serioze ne punen e kirurgjise dhe kishin gjetur qe 7 raste te tij, ishin menaxhuar ne menyre jo kompetente. Raporti i paraqitur per aktivitetin e ushtrimit te profesionit te kirurgut kerkuar nga policia, solli nevojen i investigimeve te ketyre rasteve.

Nga vullneti i Zotit, te fajesimi i menaxhimit te riskut

Ne kendveshtrimin tone jo gjithmone e konsiderojme vdekjen e tre pacienteve te mesiperm, si nje evidence te nje krimi te mundshem ose si nje forme te nje censurimi per sjelle kriminale. Duke e transformuar gabimin njerezor si nje shpjegim per nje aksident dhe duke e trajtuar ate si nje akt fajesie ose nje krim, kjo eshte menyra me e lehte per te trajtuar nje deshtim ne nje proces pune.

Ne fakt e gjithe ideja e nje "incidenti" te rende apo "aksidenti" eshte relativisht avancuar ne kohet e sotem moderne, ne raport me periudhen qe nga lashtesite e deri tek revolucioni shkencore ne shekullin e 17-te. Kjo ne menyre te dukshme shprehet me ate qe nuk ka ekzistuar nje koncept i ngjashem formulues qe te sintetizoje incidentin apo aksidentin. Besimet dhe paragjykimet kane ushqyer modele te ndryshme shpjegimi, per gjerat qe nuk shkojne mire. Ato jane konsideruar fati, apo keshtu ishte e shkruar nga vullneti i Zotit, kane bere magji, ose ka shkelur ne derrase te kalbur, etj. Kjo gjendja ka ekzistuar per disa qindra vjet, deri sa disa njerez sollen idene qe incidenti apo aksidenti, i perket Zotit ose eshte jashte fuqise se kontrollit te njeriut. Ne fillim te shekullit te 20-te, ne filluam te shohim aksidentin si nje fat te keq, por me nje kuptim ndryshe perceptimi ne hapesire dhe ne kohe te ndodhjes se ketij apo ketyre fenomeneve apo ngjarjeve. Megjithate akoma aksidenti nuk konsiderohej si nje vlere studimi per t'u analizuar, por gjykohej se tentativat per te parashikuar apo parandaluar aksidentet jane te padobishme. Megjithate ne 30 vitet e fundit, interpretimi i aksidentit ka ndryshuar ne menyre drastike, duke filluar qe nga deshtime te tilla si aksidenti nuklear ne ishullin "Three Miles" viti 1973 apo perplasja katastrofike e dy avioneve reaktiv Jumpo ne Tenerife ne vitin 1977, etj. Aksidentet u zhvendosen mjaft ne fokusin e vleresimit te shoqerise njerezore. Aksidenti nuk trajtohet me si nje ngjarje e pakuptimte apo e pakontrolluar. Perkundrazi ne kundershtim me konceptimin e mesiperm, aksidentet apo incidentet jane evidence qe nje risk i vecante apo specifik nuk eshte menaxhuar ne menyren e duhur dhe mbas ketij keq menaxhimi duhet te jete nje individ apo shume individe. Ne ditet e sotme ekspertet e vleresimit te riskut "Menaxheret e Safety" per cdo ngjarje ne cdo fushe te jetes vleresojne se cilet faktore te riskut nuk jane kontrolluar, ku nuk jane kontrolluar, kur nuk jane kontrolluar dhe nga kush e si, me perputhje me pergjegjesite administrative, hierarkine organizative e kompetencen profesionale. Ne ditet e sotme aksidentet apo incidentet nuk trajtohen absolutisht me, si ngjarje me pasoja. Ato konsiderohen deshtime te menaxhimit te riskut. Deshtimi ne menaxhimin e riskut, na fton ne per te pare e gjykuar thelle per dike, ne nje zinxhire pergjegjesish e detyrash, se cili eshte pergjegjesi. Ne aksidentet e kohes se sotme duhet te percaktohet me metodika vleresimi i riskut se cili nuk e ka bere sic duhet detyren dhe pastaj ne e klasifikojme aksidentin, ne koston dhe pergjegjesit e shkallezuara qe ai mbart.

Interpretime dhe gjykime te ndryshme

Per shembullin e mesiperm te mjekesise se shprehur, ne parathenie per vdekjen e tre pacienteve interpretimi dhe gjykimi eshte qe transferimi i doktorit nga Australia ne Zelanden e Re per ushtrimin e profesionit ne nje mjedis ndryshe nga ai paraardhes, lidhet me procedura te ndryshme pune dhe mosnjohje te praktikave te vendit ku ushtron profesionin. Keto shoqerohen me shume pyetje qe rrjedhin natyrshem si: Implikimet kulturore dhe praktikat e punes monitorohen dhe menaxhohen ne menyre sistematike ne mjedise te ndryshme pune?

Si mund te vleresohet vdekja e pacienteve me diferencat profesionale ne vende te ndryshme me standarde te ndryshme qe perdoren ne mjediset ku ushtrohen profesionet?

Sistemi i menaxhimit te cilesise, sistemi i menaxhimit te dokumentacioneve e te dhenave te pacienteve, sistemi i menaxhimit te Safety, funksionojne ne mjedise te ndryshme pune?

Si mund te menaxhohet problemi i aftesise profesionale, kontrolli sistematik i kompetencave, trajnimet praktike e teorike te aftesive te profesionit me cikel vjetor etj...

Si mund te analizohen dhe vleresohen problemet e organizimit, procedurat e kontrollit te cilesise, integriteti i klinikave dhe spitaleve mbi bazen e nje sistemi te integruar te dhenash per pacientin, baza e te dhenave te pacientit ne sistemin shendetesor por dhe baza e te dhenave historike profesionale te individit, ne sistem pune shoqerore te ndryshme etj?

Si mund te analizohet dhe interpretohet problemi ne spektrin politiko- social dhe cfare forcash, qendrojne mbas ngjarjeve per te siguruar burimet e nevojshem per zgjidhjen, per mbikeqyrjen e sisteme jetike te shoqerise (sistemi mjekesor per shembull) dhe ndermarrjen e reformave jetike per zgjidhje?

Nje vleresim apo gjykim i rendesishem eshte pergjegjesia individuale dhe kolektive raportet ndermjet tyre, baraspesha midis te drejtave dhe detyrave qe lindin ne sisteme te ndryshme pune dhe kontrolli i pavarur i ketyre privilegjeve, qe te japin te drejten e ushtrimit te tyre etj.

Pergjegjesia nuk mbaron tek akti final, ku perfundon aksidenti apo krimi

Pergjegjesia eshte me thelle dhe nisje, ka bazen e Ajsbergut duke u ngjitur ne siperfaqe te tij dhe duke shoqeruar me vete zinxhirin e gabimeve qe vleresohen. Kjo lidhet me indikator organizative, operacional, teknik, edukativ, politik, te cilat bejne qe risku ne cdo fushe te jetes ku shoqerohet me premisa per incidente apo aksidente d.m.th ka risk dhe kercenim per aksidentet duhet te monitorohet, te mbikeqyret, te analizohet dhe te ndertohet nje kulture racionale e raportimit te riskut ne cdo nivel kercenimi rrezikshmerie qe ai mbart dhe nevojen e nje menaxhimi institucional te tij.

Aktuale

Vendi yne, si vend ne tranzicion per pergatitje te plotesimit te detyrimeve te bashkejeteses ne bashkimin evropian duhet te vleresoje si prioritet "riskun dhe menaxhimin r tij", ne gjithe zinxhiret e ushtrimit te funksioneve te shtetit.

Shembuj te shumte te risqeve, shoqeria shqiptare ka perjetuar dhe perjeton duke permendur riskun financiar, qe perfundoi ne piramidat e parave, risqet e municioneve te pakontrolluara dhe keq menaxhimin e tyre qe shoqeroi tragjedia e Gerdecit, risqet e sherbimit shendetesor ne sherbimet e ofruara nga sistemi shendetesor shqiptar (primitiv pa database dhe i pa integruar me sistemin e sigurimeve shendetesore) dhe qe kerkon reformim imediate sistemi i sigurise dhe safety ne ndertim, apo sistemin arsimor etj. Mungesat jane evidente ne te gjitha sistemet e ekonomise shqiptare dhe kerkojne sistem te menaxhimit te cilesise, sisteme te menaxhimit te safety dhe sistemet e menaxhimit te sigurise ne te gjithe sistemet e prodhimeve dhe sherbimeve te shoqerise sone.

Sistemi i kontrollit te cilesise se sherbimeve dhe produktive, integruar ne nivele nacionale dhe me specifikat e disiplinave te ndryshme te prodhimeve apo sherbimeve, eshte i domosdoshem te ngrihet duke vijezuar dhe dimensionet e ushtrimit te funksioneve te sistemeve te Safety (liria ndaj rreziqeve) dhe Security (liria ndaj kercenimeve fizike) qe jane kerkesa imperative te Komunitetit Evropian dhe integrimit ne te. Integritet te te dhenave te profesioneve te ndryshme, kontrolli i kompetences se profesioneve, raportimi ngjarjeve ne ekonomi, analiza dhe vleresimi i riskut para ndodhjes dhe pas ndodhjes se tyre, jane jetike per sherbime dhe prodhime cilesore ne nje ekonomi te zhvilluar, ku synon te integrohet vendi yne.

Ne proces

Vendimi i fundit i Keshillit te Ministrave per konvertimin e sistemit burokratik te licences me sistemin e kontrollit te kompetences ne mjekesi dhe noteri, eshte nje hap pozitiv diskret por duhet te jete i integruar dhe i plote ne sistemin rregullativ shteteror dhe ne prodhuesit e sherbimeve produktive shteterore apo private. Menaxhimi i riskut nga sistemet rregullative shteterore tek prodhuesit e sherbimeve dhe produkteve te sistemeve te transportit, sistemeve shendetesore, sistemeve ushtarake, sistemeve financiare, sistemeve te industrise se ndertimit etj, duhet te shoqerohen me nje "Menaxhim te Riskut" dhe "Safety", duke u percaktuar indikatoret e sigurise per minimumin e lejuar te incidenteve dhe aksidenteve ne sistemet e mesiperme dhe monitorimin e vazhdueshem, ngritjen e nje sistem raportimi te ngjarjeve, duke informuar publikun nepermjet mediave, duke implementuar raporte te balancuara dhe indipendente te informimit te ngjarjeve qe prodhojne incidente apo aksidente nepermjet nje informacioni proaktiv, aktiv dhe postaktiv me mediat, ne te gjitha hallkat e proceseve te shoqerise shqiptare.

* Menaxher Safety - Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror Rinas


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›