Kermabon: S’ka ndërtim të shoqërisë pa të pagjeturit
Me rastin e 30 gushtit- Ditës Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur, Kermabon është shprehur se kjo është një mundësi e mirë për ngritjen e vetëdijesimit për këtë çështje shumë të ndjeshme dhe të rëndësishme.
“Data 30 gusht shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur. Kjo ditë paraqet një mundësi të mirë për ngritjen e vetëdijesimit për këtë çështje shumë të ndjeshme dhe të rëndësishme. EULEX-i i kupton vuajtjet dhe ankthin që e ndjejnë familjet të cilat kanë persona të pagjetur dhe gjithashtu e kuptojmë edhe dëshpërimin që e sjell kjo çështje në jetën e tyre. Ne gjithashtu, konstatojmë se pajtimi dhe rindërtimi i plotë i strukturës së një shoqërie nuk mund të arrihet në tërësi derisa përgjigjet lidhur me personat e zhdukur nuk u jepen familjeve të tyre dhe shoqërisë civile”, është shprehur Kreu i Misionit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë.
Për këtë qëllim, sipas Kermabon, ekspertët e EULEX-it nga Zyra për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore (OMPF), së bashku me kolegët e tyre vendor, janë duke punuar në mënyrë intensive për gjetjen e përgjigjeve rreth kësaj çështjeje jashtëzakonisht të rëndësishme.
Kermabon thekson se EULEX-i që prej se është bërë operacional, ka ndërmarrë veprime të konsiderueshme drejt përcaktimit të fatit të personave që vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur në Kosovë. /Telegrafi/